Gjermania kundër Ballkanit të hapur/ Ambasadori Zingraf: Njihni meritat e procesit të Berlinit

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama u prit në Gjermani nga kancelari Olaf Scholz, i cili këmbënguli dhe njëherë tjetër se procesi i Berlinit, është shtylla ku duhet të mbështetet bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Pavarësisht se nuk e deklaroi hapur, kancelari nuk e njeh nismën e Ballkanit të Hapur, që nga 6 shtete, përfundoi të ishte vetëm me 3, për shkak të qëndrimeve kundërshtuese nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.

Në të njëjtën linjë ishte dhe ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, i cili u shpreh se procesi i Berlinit uli për herë të parë liderët e 6 vendeve në një tavolinë të vetme.

Zengraf u shpreh se shtetet duhet të bëjnë durim, pasi për politikën e jashtme gjermane, në këtë periudhë ka pasur disa prioritete të tjera, si lufta në Ukrainë, apo përballimi i situatës së pandemisë Covid 19.

“Kancelari federal e ka theksuar gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, ai ka theksuar rëndësinë e procesit të Berlinit dhe vijimit të tij. Procesi i Berlinit është iniciuar nga kancelarja Merkel, dhe duhet ta pranojmë që ka sjellë rezultate konkrete në terren, por ka qenë fleksibël, jo insitucional.

Kancelari ka kërkuar durim, pasi tashmë fokusi është në disa tema të tjera si lufta në Ukrainë apo Covid, por ka dhënë garanci se procesi i Berlinit do të vijojë.

Më lejoni që të bëj një shënim të fundit lidhur me rajonin në tërësi, mendoj se në një bisedë që kam pasur me kryeministrin Rama, ai ka thënë se procesi i Berlinit ia doli që të ulte në tryezë 6 liderët e rajonit. Mendoj se kjo duhet ti njihet si meritë procesit të Berlinit”, u shpreh Zengraf.

Zjarr Tv Ad