Gjermania: Marrëdhëniet tona mund të ftohen nëse Britania del nga BE

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasuesja e kancelares gjermane Alngela Merkel në partinë e Kristian-Demokratëve Annegret Kramp-Karrenbauer, tha se Brexit mund të ftohë marrëdhëniet mes dy vendeve. Kjo përpjekje që vjen nga Berlini, mund të ndryshojë planet e kryeministres Theresa May për Brexit.

“Pa kombin tuaj të madh, ky kontinent nuk do të ishte ajo që është sot. Pas tmerreve të Luftës së Dytë Botërore, Britania nuk u dorëzua për ne.  Ajo na mirëpriti si një komb sovran dhe një fuqi evropiane. Ne do të humbasim gjërat që na bashkojnë, por më shumë, do të humbasim popullin britanik dhe të gjithë miqtë tanë atje”.

 Britania do të largohet nga Bashkimi Europian më 29 mars, një kohë që sipas liderëve gjermanë, nuk është tepër vonë për të ndryshuar vendimin. Por Theresa May është e vendosur për të vazhduar punën për Brexit.

 

 

Zjarr Tv Ad