Gjermania mbështet Biden/ Rizgjedhja e Trump përbën rrezikshmëri…

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Gjerman Norbert Röttgen, u shpreh se rizgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-ve, është e rrezikshme.

“Administrata e tanishme e SHBA, udhëhiqet nga një logjikë e ndëshkimit kur dikush kundërshton. Asnjë partneritet, nuk mund të ndërtohet mbi këto baza. Shtetet e Bashkuara, do të shohin aftësinë e tyre për të marrë një rol udhëheqës, ndërkombëtar duke u zbehur edhe më shumë.

Një vend i ndarë dhe i helmuar brenda në një moment, do të humbasë aftësinë e tij për të drejtuar punët e jashtme, kështu që ne do të shohim se si Amerika, do të vazhdojë të tërhiqet nga politika ndërkombëtare, duke krijuar një vakum pushteti, që të tjerët do të jenë të lumtur ta plotësojnë” tha ai.

Rottgen tha se; përvoja e Gjermanisë me administratën Trump, deri më tani ka lënë pak shpresë, për të gjetur gjuhë të përbashkët nëse ai rizgjidhet, ndërsa shtoi se fitorja e joe Biden do të ishte një fillim i ri.

“Nëse Joe Biden fiton, unë do të prisja që qeveria e tij, të kthehej në një partneritet të bazuar në të menduarit racional dhe bashkëpunimin” tha Röttgen.

Zjarr Tv Ad