Gjermania po shqyrton sesi të bllokojë “Huawei”

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Berlini po merr në konsideratë kërkesa më strikte sigurie, që mund të pengojnë përdorimin e produkteve të “Huawei”-t në rrjetet e saj 5G. Shumë vende po punojnë për të penguar përfshirjen e kompanisë teknologjike kineze në rrjetet e tyre 5G, në lidhje me shqetësimet e sigurisë.Rrjetet përfaqësojnë valën e ardhshme të madhe të infrastrukturës së telefonisë së lëvizshme. Kompania kineze, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të pajisjeve të telekomunikacionit, është përballur me rezistencë nga qeveritë e huaja, për shkak të rrezikut se teknologjia e saj mund të shfrytëzohet për spiunazh.

“Huawei” i ka mohuar ndërkohë akuzat se ajo përbën një rrezik. SHBA, Australia dhe Zelanda e Re kanë bllokuar po ashtu kompanitë lokale të përdorin “Huawei”-n për të siguruar teknologjinë e rrjeteve 5G.

 

Zjarr Tv Ad