Gjermania: Presidenti veproi drejt, uluni në tryezë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka ardhur edhe reagimi i parë ndërkombëtar në lidhje me vendimin e marrë nga presidenti Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet  e 30 qershorit.

Ashtu edhe siç pritej, reagimi ka ardhur nga Gjermania.

Nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit CDU/CSU në Bundestag, Johann Ëadephul shprehet në një deklaratë, se ekziston një situatë e re politike në Shqipëri.

Partitë ta pranojnë vendimin e presidentit, thekson ai.

Pas këtij vendimi të presidentit, ekziston një situatë e re politike.

Të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit. Këtu përfshihen zgjedhje lokale demokratike me disa kandidatë të mundshëm. Kjo presupozon që të gjithë ta pranojnë vendimin e presidentit dhe pastaj të marrin pjesë në garën politike.

Çdo gjë tjetër do të ishte jo evropiane dhe do t’i forconte në mënyrë të panevojshme dyshimet mbi dobinë e një procesit të aderimit’, thuhet në deklaratën e Johann Wadephul.

 

Zjarr Tv Ad