Në vitin e zgjedhjeve te përgjithshme, Angela Merkel, e kritikuar për qëndrimin e saj ndaj emigrantëve, sëbashku me guvernatorët e 16 shteteve federale gjermane, kanë vendosur që të nxjerrin jashtë Gjermanisë, sa me shpejt, të gjithë ata emigrantë të cilëve nuk u është miratuar kërkesa për azil.
Rregullat e reja të deportimit të emigranteve do te bëhen të ditura në vijim. Të gjithë ata persona të cilët kanë gënjyer për identitetin e tyre apo kanë të kaluar kriminale, pavarësisht nga origjina e tyre, do te deportohen menjëhere nga Gjermania, pa të drejtën për të apeluar vendimin e autoriteteve për Azil.
Shqipëria ka qene një nga vendet me kërkesën më të lartë për azil në Gjermani dhe vetëm në vitin 2015, 54 mijë shqiptarë kanë kërkuar të drejtën për azil. Në vitin 2016 kjo shifër ka pësuar ulje.
Nëpër shtetet federale, do të ngrihen te ashtuquajturat “qendrat e daljes”, ku do te dërgohen azil-kërkuesit e refuzuar që të mos kenë mundësi te largohen para deportimit. Ndërsa emigrantet te cilët do të kthehen ne mënyrë vullnetare në vendin e tyre, do të paguhen nga shteti gjerman.