Gjesti i rrallë, polici tropojan ndihmon familjen nga Kosova që ju ça goma në autostradë

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një qytetar nga Kosova është përballur me një surprizë të pakëndshme  ndërsa udhëtonte në Rrugën e Kombit me familjen e tij.

Adnan Arifit, nga Gjilani, i është çarë goma e makinës në autostradë dhe është detyruar të kalojë në korsinë e emergjencët për të kërkuar ndihmë.

Situata është bërë më e pakëndshme teksa është injoruar terësisht nga kalimtarët, përfshirë edhe drejtuesit e makinave me targa të Kosovës, siç tregon Arifi.

Shpëtimtari i tij në këtë moment të vështirë ka qenë as më shumë dhe as më pak se punonjësi i Policisë Rrugore të Lezhës, Gjin Bushgjokaj.

Komisari nga Tropoja, përveç ndihmës teknike i ka paguar edhe shpenzimet në gomisteri.

“Shumë vetura kaluan, askush nuk më ndihmoj, madje ishin me tabela të Kosovës. Por, në ndërkohë një veturë e Policisë Shqiptare, derisa po kalonin në krahun tjetër të rrugës, e panë në gjendjen çfarë ishim, me erdhën me ndihmuan duke e dërguar veturën të gomisteri më i afërt që ishte aty. Madje, Shefi i Policisë së Lezhës, Gjin Bushgjokaj, përveç ndihmës teknike, nuk me la të paguaj as për rregullimin e gomës”, ka sqaruar Arifi.

Fillimisht rasti u publikua te grupi në Facebook, Marakli t’Kerreve, ku komentet pozitive për policin nga Shqipëria ishin të shumta.

Zjarr Tv Ad