NASA po përgatitet për një mision me të cilin shpreson të hedh dritë mbi një asteroid, që dyshohet të jetë mbetja e vetmja por kryesorja e një planeti të shkatërruar.
Sipas kësaj agjencie amerikane, misioni ka për qëllim eksplorimin e asteroidit të quajtur 16 Psyche, i cili është duke hyrë në fazën përfundimtare të projektimit dhe pritet të fillojë punën në vitin 2022 dhe ta mbarojë më 2026.
“Me kalimin në këtë fazë të re të misionit, jemi një hap më afër zbulimit të sekreteve të Psyche, një asteroid misterioz metalik shumë i madh, që do të thotë shumë për ne”, ka deklaruar Lindy Elkins Tanton nga Universiteti i Arizonës, që njëherit udhëheq me projektin.
Asteroidi 16 Psyche, që fillimisht u zbulua në vitin 1852, rrethon diellin midis Marsit dhe Jupiterit dhe besohet të jetë mbetja e një protoplaneti të shkatërruar nga “përplasjet” kur sistemi diellor po formohej. Për dallim nga trupat e tjerë shkëmbor apo të akullt, Psyche 16 që përfshin një hapësirë prej 150 miljesh, dyshohet të jetë i përbërë kryesisht nga hekuri dhe nikeli, të njëjtat materiale këto që gjenden në thelbin e Tokës.
Duke analizuar planetin, shkencëtarët shpresojnë të zbulojnë detaje të kaluarës të sistemit diellor, ku nga goditjet masive si ato që shkencëtarët mendojnë se krijuan Tokën, ishin diçka të zakonshme. Duke përdorur një sërë instrumentesh si rrezet gama dhe spektometri neutron, do të mundësohet leximi më i saktë i përbërjes së planetit dhe fushës së saj elektromagnetike. Qëllimi kryesor do të jetë përcaktimi i saj se sa i vjetër është asteroidi, dhe nëse formuar njësoj sikurse ishte formuar Toka.
Përveç objektivit parësor të analizimit të 16 Psyche, kjo iniciativë gjithashtu do të testojë sistemin e ri të komunikimit që përdor lazer për kodimin e të dhënave në fotone e jo sikur në radio valë.
Ky sistem do të lejojë komunikimin nëpërmjet analizimit të thellë në hapësirë dhe Tokë, ku do të lejohet transferimi i shumë të dhënave në të njëjtën kohë dhe nuk do të kryhet me metodat e vjetra tradicionale. E derisa objektet e tjera të ngjashme janë vëzhguar në gjithë Universin, Psyche është më afër Tokës, gjë që është më e lehtë të studiohet.
Pse asteroidet janë kaq të vlefshme?
Ai mund të jetë 230 milionë milje larg Tokës, por ky asteroid ka një vlerë shumë të madhe. 16 Psyche është një nga objektet më misterioze në sistemin tonë solar, e shkencëtarët mund të kenë një këndvështrim tjetër për të, fal misionit të ri të NASA-s.
Nëse ky asteroid do të mund të transportohej në Tokë, metali i tij do të mund të kushtonte hiq më pak se 10 mijë kuadrilionë dollarë. Një vlerë e tillë vetëm sa do ta forconte edhe më shumë ekonominë botërore, ndërsa këtë shumë e ka konfirmuar edhe Dr Elkins-Tanton i cili kalkuloi se hekuri i asteroidit 16 Psyche do të mund të kushtonte 10 mijë kuadrilionë dollarë.