Gjigandi anglez hedh sytë nga Rakitic

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Chelsea po përpiqet të nënshkruajë me Ivan Rakitic nga Barcelona. Mesfushori është një lojtar stabël në formacionin e katalanasve, dhe gjithmonë ka shprehur dëshirën e tij për të mos u larguar nga La Liga. Sipas gazetës “Sport”, Blutë e Londrës po monitorojnë nga afër situatën në ‘Camp Nou’, Frenkie De Jong të vendosur për t’u bashkuar me klubin në verë.

Ardhja e të riut holandez në Barcelonë, do të bëjë që klubi të heq dorë nga Rakitic, i cili ishte vendimtar në udhëtimin e Kroacisë në finalen e Kupës së Botës.

Trajneri Maurizio Sarri thuhet se është i interesuar të sjellë 30-vjeçarin e talentuar në “Stamford Bridge”. Ai do të përpiqet ta tundojë atë të largohet nga gjigantët spanjollë.

“Do të doja të ripërtërija me Barcelonën dhe do të qëndroj me klubin për shumë vite të ardhshme”, tha kohët e fundit mesfushori kroat.   

Rakitiç është nën kontratë në “Camp Nou” deri në vitin 2021, ndërsa është bërë pjesë e katalanasve që nga viti 2014, kur ai u bashkua nga Sevilla.

 30 vjeç është një futbollist kyç i gjigantëve të Spanjës. Ai këtë fushatë ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist në 20 ndeshje të La Ligas. Gjithashtu ka luajtur gjashtë herë në Champions League (1 gola, 2 asiste), si dhe tre herë në Kupën e Mbretit.

Zjarr Tv Ad