Gjiknuri, Felaj dhe Mediu vëzhgues të zgjedhjeve në SHBA: Edhe në Shqipëri të administrohen nga vullnetarët

0
236
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri thotë se zgjedhjet në Shqipëri duhet të administrohen nga vollnetarët, teksa shembullin e SHBA-ve ku po zhvillohet një garë e fortë për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve midis republikanëve dhe demokratëve.

Gjiknuri ndodhet në SHBA së bashku me deputetët Ermonela Felaj dhe Fatmir Mediu si pjesë e ekipit vëzhgues të OSBE.

Në një postim në rrjete sociale, Gjiknuri thekson se në ndryshim të madh nga Shqipëria, në SHBA zyrtarët zgjedhor janë vullnetarë dhe jo të caktuar nga partitë ndërkohë që zgjedhjet zhvillohen në mënyrë elektronike.

“Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishim pjesë e ekipit të OSBE-së që ndoqi nga afër procesin zgjedhor në shtetin e Nevadas ku po zhvillohet një garë e fortë për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve midis republikanëve dhe demokratëve.

Ndërsa procesi vazhdon, patëm rast të vëzhgojmë një numër qendrash votimi. Në ndryshim të madh nga Shqipëria, në SHBA zyrtarët zgjedhor janë vullnetarë dhe jo të caktuar nga partitë ndërkohë që zgjedhjet zhvillohen në mënyrë elektronike”, thekson Gjiknuri, i cili është dhe bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Këto votime priten me shumë interes pasi ndryshimi në Kongres nëse republikanët fitojnë mund të sjellë ndryshime të shumë poltikave të administratës Biden.

Zjarr Tv Ad