Ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka hedhur poshtë të gjithë spekulimet mbi një “marrëveshje të fshehtë” mes mazhorancës dhe Partisë Social Demokrate të ish-kryetarit Tom Doshi.
Gjiknuri tha se nuk ekziston një marrëveshje e tillë dhe se kjo parti ka hyrë në Kuvend me deputetët e saj.
“Ka patur spekulime. Jo të gjitha që thuhen në media janë të sakta. Nuk ka një marrëveshje mes Tom Doshit dhe Partisë Socialiste, pra nuk ka një marrëveshje me politike ne pratinë Social Demokrate. Partia Social Demokrate ka hyrë në Kuvend me deputetët e saj”, tha Gjiknuri.
Nderkohe sipas burimeve jozyrtare per Zjarr Televizion mesohet se nje ndryshim pritet edhe ne Autoritetin Kombetar te Ushqimit në Shkodër teksa pritet largimi i drejtorit aktual Erdet Behari dhe aty pritet të emërohet Gjergj Sokoli i cili është pjesë e PSD dhe anëtar ne keshillin bashkiak të Shkodrës.