Gjiknuri i jep ‘zemër’ Alibeajt: Ti e ke aftësinë e lidershipit, mos të rrimë nga 4 orë para kamerave duke bërë sofizma, na sill pasdite 4 emra

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Damian Gjiknuri, në cilësinë e negociatorit socialist për zgjedhjen e presidentit, ka zgjedhur sa të sfidojë, po aq edhe të shtrijë dorën e bashkëpunimit për Enkelejd Alibeajn, në negociatat që janë duke u zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit, për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Gjiknuri tha se nuk është e nevojshme që të ketë diskutime nga 4 orë para kamerave, ku përfaqësuesit të bëjnë sofizma, në një kohë kur PS është shprehur e gatshme që të marrë parasysh kandidatët që do të vijnë nga radhët e opozitës.

Damian Gjiknuri: Transparenca nuk mund të mbulojë frikën e vendimmarrjes. Ne jemi gati që ju të na sillni 4 emra, që ju mendoni se mund të jenë atraktivë, brenda kritereve që vetë ju keni vendosur. Hajde që të ulemi që sot pasdite, na provoni, për sinqeritetin e bashkëpunimit, këtë ua themi shumë miqësisht. Nuk kemi pse të rrimë 4 orë para kamerave dhe të bëjmë sofizma.

Nuk ka nevojë për shfaqje, ka nevojë për dialog, mos na paragjykoni, Kushtetuta e ka zgjidhur atë. Nëse digjen raundet, mazhoranca ka marrë mandatin që vendin të mos e lërë pa president, duke përzgjedhur një figurë që sipas nesh përfaqëson unitetin e popullit.

Mblidhemi që sot pasdite, ne nuk jemi në studio televizive këtu, qytetarët presin produktin. Ti e ke mundësinë, dhe aftësinë e lidershipit, që të mos fshihesh pas kamerave. Unë po e them publikisht që personat që përmbushin kriteret që keni vendosur ju, do të merren në shqyrtim prej nesh.

Zjarr Tv Ad