Gjiknuri inspekton ndërhyrjen në autostradën Tiranë-Durrës: Merr zgjidhje çështja e përmbytjeve

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në segmentin Tiranë-Qafë Kashar ku po ndërtohen dy tombino që zgjidhin problemin e përmbytjeve.

Teksa shoqërohej nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro, Gjiknuri tha se kjo është ndërhyrja e parë serioze që po bëhet për sistemimin e një problemi shumëvjeçar.

“Pra merr zgjidhje çështja e përmbytjeve që ndodhnin në këtë zonë sa herë kishte reshje intensive të shiut. Me këtë investim ne evitojmë pjesën më të madhe të këtij problemi me të cilin qytetarët u ndeshen jo vetëm vjet por edhe më parë. Investimi është në kuadër të programit rehabilitues të rrugëve. Kërkojmë ndjesë për ndonjë pengesë që mund të krijohet gjatë këtyre ditëve në trafik por kjo është e domosdoshme për të evituar probleme edhe më të mëdha. Qytetarët duhet të na mirëkuptojnë në këtë rast.

Vitin e fundit, programi i rehabilitimit të rrugëve ka qenë intensive dhe u bë e mundur të investohen mbi 25 milion euro.

Një vlerë e cila nuk ishte menduar më parë për mirëmbajtjen e rrugëve. Produktet janë të prekshme, me sinjalistikën, riparimin e disa akseve kryesore. Edhe gjatë ditëve me reshje dëborë u vu re se programi i mirëmbajtjes po funksionon shumë mirë.

Në total janë 250 kilometra ku është ndërhyrë për rehabilitim, rikonstruksion e rregullim shtresash asfaltike”, theksoi Gjiknuri.

 

Zjarr Tv Ad