Gjiknuri kërkon kthimin e PD-LSI në Këshillin Politik për zgjedhoren

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore dhe përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare PD dhe LSI për të marrë pjesë në Këshillin Politik.

Në letrën drejtuar Bylykbashit dhe Vasilit, për dijeni edhe të bashkëkryetares tjetër të Komisionit Rudina Hajdari, Gjiknuri propozon që mbledhja e radhës të zhvillohet nesër ose të premten.

Opozita nuk mori pjesë në mbledhjen e të hënës me argumentin e protestës, por nga ana tjetër nuk ka thënë nëse do të kthehet në tryezë dhe kur.

Një ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha tha se kthimi i opozitës në Këshillin Politik nuk varet prej tyre por prej PS.

Sa kohë mazhoranca, tha Basha, nuk ka pranuar propozimet e opozitës kjo e fundit nuk mund dhe nuk do të të jetë fasadë për të.

Letra e plotë

E nderuara Zonja Hajdari

Te nderuar Zoti Oerd Bylykbashi dhe Zoti Petrit Vasili

Nisur nga mungesa e paparashikuar  e perfaqesuesve tuaj, (opozites jashteparlamentare) ,  ne mbledhjen e  dakordesuar  te dates 18 Maj 2020, si dhe nga nevoja urgjente e adresimit te nje numri ceshtjesh qe kane mbetur pezull per diskutim dhe miratim nga Grupi Negociues politik, propozoj thirrjen e mbledhjes se radhes  diten e Enjte ose te Premte  (21/ 22 Maj, ora 10.00 AM ), ne te njejten vend ku kemi zhvilluar dhe mbledhjet e fundit ne Pallatin e Kogreseve. Mendoj te vazhdojme me temat qe ishin ne rendin e dites te dates 20 Maj, pra miratimin e kapitujve qe lidhen me kuotat gjinore , periudhen zgjedhore dhe financimin e fushates zgjedhore.  Grupi i eksperteve teknik perfshire dhe perfaqesuesit  tuaj,  kane pergatitur propozime te cilat kerkojne miratimin tone per pikat qe akoma nuk eshte gjetur dakodesi. Puna grupit teknik eshte realiziuar sipas metodologjise se rene dakort ne Grupin Negociator si dhe ne te jane reflektuar edhe opinionet me shkrim te  eksperteve te ODIHR dhe Keshillit te Evropes.

Mendoj qe nuk duhet te humbim me kohe pasi data 31 maj, nje date e propozuar nga ju si afati per permbushjen e objektivit te reformes zgjedhore me dakordesi, po afron dhe mbetet shume pak kohe ne dispozicion per te adresuar  numrin e ceshtjeve te mprehta qe ne kemi mbi tavolinen e negociatave. Realizimi i reformes zgjedhore eshte nje kusht i rendesishem i integrimit europian , por mbi te gjitha nje premise shume e rendesishme per te gjitha palet politike me qellim realizimin e zgjedhjeve  te lira dhe demokratike ne vend.
Damian Gjiknuri

Zjarr Tv Ad