Gjiknuri: Më gjykoni për ato që bëj në publik, jo për ato që bëj fshehtas!

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Damina Gjiknuri, si i deleguari kryesorë i Edi Ramës për të organizuar masakrën elektorale në zgjedhjet e pjesshme lokale në bashkinë e Dibrës në vitin 2016, për herë të parë ka zgjedhur të bëjë alibinë tij për skandalin e publikuar nga BILD në mënyrë të detajuar, në një televizion lokal në qytetin e Vlorës.

Në një intervistë të gjatë  për televizionin, ‘6 Plus 1 Vlora’, Gjiknuri  është pyetur edhe në lidhje me përgjimet e publikuara gjatë ditëve të fundit në media më të madhe në Europë, Bild me objekt zgjedhjet e pjesshme lokale të Dibrës, mbajtur në 11 Shtator 2016. Njësoj si Edi Rama dhe të gjithë personazhet e tjerë të Rilindjes që janë kapur në rrjetën e këtyre përgjimeve, ish-ministri i Energjitikës dhe Transporteve, ka tentuar që të mohojë dhe relativizojë gjithçka.

‘Çfarë ka dalë tek përgjimet? Nëse ti bën përgjim të bisedave private të njerëzve mund të dalë dhe ndonjë fjalor i papërshtatshëm por në fund të fundit biseda është private. Politikani gjykohet nga veprimet që bën në publik, jo ato që thotë në bisedat e tij private. U përdor këtu dhe një shkallë tjetër e denigrimit të njerëzve, e papërshtatshme dhe e paparë në një shtet normal demokratik’, ka  habitur intervistuesin me spërdredhjen e tij deri në kufijtë e qesharakes Gjiknuri.

Pra sipas këtij funksionari të lartë të Rilindjes dhe një nga ish ministrat më të fuqishëm të qeverive Rama, qytetarët  duhet ta gjykojmë atë vetëm për ato që thotë në publik, TV e media. Kurse për pazaret dhe pisllëqet e tjera ‘private’, ai nuk mban përgjegjësi!

Gjithashtu po kaq qeshrak ai ka qene edhe kur është përpjekur të mbulojë faktin e grupit të gatshëm me kontigjentë kriminalë që çoi në zgjedhjet e Dibrës të cilët i quan ‘çuna problematikë’.

‘Merren me shprehjen ‘çunat problematik’ që paskam thënë unë. Në fund të fundit çfarë ishin ata? Disa militant të Partisë Socialiste të cilët ishin më të gatshëm dhe mund të përballeshin me një sulm fizik’, thotë ai edhe për këtë çështje.

 

Zjarr Tv Ad