Gjiknuri: Nëse PD do që t’i kthehet institucioneve nuk ka pse të bëjë lojën e presidentit

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas takimit për reformën zgjedhore, deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri ka dalë në një prononcim për mediat.

Gjiknuri ëhstë shprehur se propozimet e PD-së nuk mund të vënë në pikëpyetje reformën në drejtësi.

Ai shtoi se nëse do PD që t’i kthehet institucioneve nuk ka pse të bëjë lojën e presidentit.

Damian Gjiknuri: Diskutuam për kolegjin. Të them të drejtën konstatuam disa propozime që kërkojnë rishikim sepse nuk mund të vejmë në pikëpyetje reformën në drejtësi. Jemi të gatshëm të gjejmë një zgjidhe por pa vënë në rrezik reformën. Diskutuam për në sërë çështjes. Jemi duke progresuar. Gjërat principate me organizimin kushtetues, nuk mund ti vënë në pikëpyetje për disa shqetësime që ka PD. Ruajtja për sigurinë në qendrën e votimit, do ta pranojmë.

Nëse duam që t’i kthehen institucioneve s’ka pse PD që të përfshihet në lojën  presidentit. 

Gjiknuri shtoi se nuk është normale qe Vetingu nuk mund të bllokohet për shkak të formimit të kolegjit Zgjedhor

Damian Gjiknuri: Nuk është normale që Vetingu të bllokohet për shkak të formimit të kolegjit zgjedhor. 

Gjyqtarët që kanë kaluar Vetingut të jenë pjesë e formimit të kolegjit zgjedhor. 

Nuk duam që propozimet e PD të ndalojnë zgjidhjet kushtetuese. 

Zjarr Tv Ad