Gjiknuri përuron rrugën në Moglicë

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kompania që po ndërton HEC-in, në bashkëpunim me qeverinë, morën përsipër të ndërtojnë infrastrukturën e rrugëve zëvendësuese për shkak se rrugët e vjetra përmbyten nga liqenet e hidrocentraleve.

“Kjo është rruga e fundit që është rruga zëvendësuese e Moglicës e cila do të jetë rrugë nacionale pasi zëvendëson rrugën që do të përmbytet nga mbushja e liqenit dhe fillimi i punimeve të hidrocentralit të Moglicës. Është një shembull shumë i mirë i bashkëpunimit të partneritetit publik-privat, me një nga kompanitë më të mira në Shqipëri që është Statkraft. Në negociata me qeverinë ata arritën të nënshkruajnë një marrëveshje për ndërtimin e rrugëve zëvendësuese në gjithë këtë zonë ku një pjesë të kontributit e ka dhënë drejtpërdrejtë edhe qeveria nëpërmjet Buxhetit të Shtetit”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Fillimisht u realizua rruga Banjë-Gramsh dhe Ura e Trashovicës, në total me gjatësi 15.5 kilometra ndërsa tani ka përfunduar edhe rruga e bregut verior të rezervuarit të Moglicës me gjatësi 15 kilometra. Një pjesë e konsiderueshme e investimit për rrugët është mbuluar nga qeveria shqiptare.

 

Zjarr Tv Ad