Gjiknuri prezanton kandidatët për deputetë në Vlorë:”Shkojmë te njerëzit ballëhapur për votën”

0
289
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Drejtuesi politik i PS në Vlorë, Damian Gjiknuri, ka prezantuar sot në prani të kryeministrit Edi Rama, kandidatët për deputetë të kësaj force politike në këtë qark. Sipas tij, PS në Vlorë ka një ekip që nuk njeh hierarki, dhe për këtë mori shembull veten dhe Ramën.

“Jemi në një ekip që s’ka hierarki”, tha Gjiknuri, ndërsa ju drejtua Ramës duke i thënë se ai dhe kryeministri janë “në fund të gardhit për të mbrojtur dhe luftuar”.

“Të djathtët vetë po shikojnë ndryshimin në Vlorë. Ne po votojmë vlonjatçe, të votosh për veten tënde. Kryeministër unë jam i bindur për këtë ekip, tani kritika ka, por në përgjithësi jemi një ekip shumë përfaqësues. Shkojmë te njerëzit ballëhapur për votën, se ju kemi dhënë njerëzit që duan”, tha Gjiknuri.

Zjarr Tv Ad