Ministri i Infrastruktures Damian Gjiknuri ka reguar lidhur me skandalin e tenderit te lotit me vlere 18 milione euro, ne Unazen e Re. Ne nje sqarim ne facebook, ministri thote se i eshte drejtuar autoriteteve amerikane per verfikimin zyrtar te dokumentave lidhur me firmen pjesmarrese ne tender.
Sipas ministrit, kompania ne fjale nuk ka marre asnje qindarke nga buxheti i shtetit dhe se garancia e saj financiare do te sekuestrohet ne rast se do te verifikohet se dokumentat jane te falsifikuar.
Javen e ardhshme pritet edhe pergjigja zyrtare e autoriteteve amerikane lidhur me autenticitetin e dokumentave.
Gjiknuri vijon me tej kur thote se ne rast se do te konfimohet falsifikimi atehere qeveria do te zgjidhe ne menyre te njeanshme kontraten me kompanine si dhe do ta referoje ate ne prokurori. Sipas ministrit, qeveria nuk i fshihet pergjegjesise shteterore.
Nje dite me pare autoriteti rrugor pezulloi projektin per lotin e pare, deri sa te zbardhet situata.