Gjiknuri takohet me deputetin gjerman: Nëse nuk hapen negociatat me Shqipërinë, një shans i humbur për sigurinë europiane

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka zhvilluar sot një takim me Raporterin për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikën e Jashtme në Bundestagun Gjerman, Adis Ahmetovic.

Deputeti socialist thotë se gjatë këtij takimi diskutuan për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, bashkëpunimin e ngushtë me partinë SPD gjermane, si dhe pasojat e luftës në Ukrainë, të cilat po ndihen edhe në Europë.

Më tej Gjiknuri shkruan se me Ahmetovic ndanë mendimin se “nëse nuk hapen negociatat me Shqipërinë, ky është një shans i humbur për Rajonin”.

“Pata kënaqësinë të mirëpres në një takim Raporterin për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikën e Jashtme në Bundestagun Gjerman, Adis Ahmetovic ku diskutuam mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, bashkëpunimin e ngushtë të Partisë Socialiste me SPD gjermane dhe situatën që po përballet Europa si pasojë e luftës në Ukrainë. Bashkëndamë mendimin që mos-hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian do ishte shans i humbur historik për Rajonin dhe sigurinë Europiane”, shkruan Gjiknuri.

Zjarr Tv Ad