Gjiknuri thirrje drejtësisë të godasë edhe në radhët e opozitës: Nuk na vjen mirë kur dënohen vetëm kolegë nga maxhoranca, dëmtohet imazhi i shtetit…

0
369
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Socialist Damian Gjiknuri i bëri thirrje organeve të drejtësisë të godasë edhe në radhët e opozitës.

Ai tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se janë krime që i dinë të gjithë dhe sot mbeten pa ndëshkim duke kërkuar nga prokurorët të mos tremben para presioneve. Gjiknuri theksoi se nuk i vjen mirë kur dënohen vetëm kolegë të maxhorancës që sipas tij dëmton imazhin e shtetit.

“Ka entuziastë që menduan se mjafton të bësh një reformë në drejtësi dhe gjithçka do vijë si duhet. Të parët kanë qenë kundërshtarë që përfaqësoheshin në sallë nga Saliu me të tijët. Të dytët mendonin që drejtësia do të ishte sahat dhe do të shkonte ujë. Nuk mund të krijohen institucione demokratike aty ku ka varfëri. Këta entuziastë të lidhur me atë sistem që u shemb fillojnë dhe kërkojnë llogari për reformën që u bë. Vettingu goditi shumë njerëz.

Nuk mund ta mohoj. Ne kemi në kontakt me njerëz. Qeveria është promotorë dhe mbështetëse që ky proces të ecë sa më shpejt. Sa fillojnë te merren disa hapa përfshirë edhe hartën gjyqësore, harrojmë që kemi me mijëra çështje të pazgjidhura. Këtu ka një racion eficence. Po krijohen hapësira për të mbyllur më lehtë çështjen. Harrojnë që ligjin e kanë shkruar vetë. Ka dhe një kategori stoike qytetarësh që kanë besim te ky proces.

Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi nga të gjitha anët. Ata që u duken se kanë shpëtuar nga drejtësia nuk kanë të drejtën morale të flasin këtu kur shikojnë se drejtësia sot po godet nga maxhoranca. Unë nuk jam i lumtur kur shoh një koleg. Nuk i bën mirë Shqipërisë kur zyrtarë ndëshkohen nga drejtësia penale. Nuk i bën mirë imazhit të shtetit kur ne demaskojmë shtetin tonë. Kur kërkon të bësh drejtësi nuk mund të godasësh vetëm nga njëra anë. Njerëz me influenca politike dhe kriminale i shpëtojnë drejtësisë.

Këtë i kërkojmë organeve të drejtësisë të mos hanë presionin e partive opozitare. Sepse edhe ju keni format tuaja të presionit. Drejtësia duhet mbështetur dhe duhet lënë të bëjë punën e saj. Unë mendoj se ky proces do marrë kohën e saj por sot ka hyrë në një rrugë pa kthim. Militantët politikë duan të mbrojnë llogoren e tyre. Kemi nevojë të ndëshkohen kushdo që ka shkelur ligjin. Krimet të mos harrohen”, tha ai.

Zjarr Tv Ad