Gjiknuri “varros” Ramën/ E takova McGonigal pas kryeministrit

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, i “ka bërë gropën” kryeministrit Edi Rama, pasi është pyetur për takimin e tij me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Gjiknuri pranoi në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” se është takuar me McGonigal, por tha se kjo gjë ka ndodhur pasi Rama është takuar me ish-zyrtarin e FBI-së.

McGonigal e kam takuar, pasi e ka takuar Kryeministri”, u shpreh ai, duke nënkuptuar se takimi i tij me ish-zyrtarin e FBI-së u bë me porosi të kreut të qeverisë.

Pra, përgjegjësinë e McGonigal e ka Rama i pari e pastaj vijnë të tjerët me radhë.

Kështu, Gjiknuri po kërkon të shpëtojë veten ndërkohë është nën hetim edhe për çështjen e inceneratorëve.

Zjarr Tv Ad