Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka qenë ditën e sotme në qytetin e Korçës ku ka zyrtarizuar drejtuesin politik të qarkut për mandatin e tretë që sërish do të jetë Niko Peleshi.
Gjiknuri tha se kishte filluar një proces organizimi që do të fillonte me dixhitalizimin e anëtarësisë së partisë duke shtuar se kjo do të bënte të mundur një strukturë që mund të funksionojë kurdo të jenë zgjedhjet.
“Sot patëm rastin të mblidhemi në Korçë bashkë me drejtuesin politik të qarkut, Niko Peleshi që i uroj suksese në rrugëtimin e ri pas konfirmimit në mandatin e tretë. U mblodhën të gjitha strukturat e partisë të gjithe qarkut me qëllim fillimin e një procesi të rëndësishëm që është riorganizimi i PS për sfidat e mandatit 3.
Kjo përkon me fillimin e mandatit të 3 qeverisës, një mandat i paprecedent më parë pasi asnjë parti në Shqipëri nuk ka patur 3 mandate. Pikërisht qeverisja në mandatin 3 kërkon sfida të reja nga ana e PS.
Ne kemi filluar një proces mirorganizimi që fillon që me dixhitalizimin e anëtarësisë dhe së dyti me riorganizimin e të gjithë strukturave dhe përfshirjen e tyre maksimale që në momentet e para jo duke pritur fushatën zgjedhore.
Kjo do të thotë që PS të jetë në gjëndje të ndërtojë një struktuë të mirfilltë elektorale në cdo kohë kur të jenë zgjedhjet qofshin vendore apo të përgjithshme.
Pikerisht ky proces dhe ndryshmet e reja u bënë me këtë qëllim që ne të ndërtojmë struktura të gatshme të nisura nga eksperiencat e mira të realizuara në zgjedhjet e fundit me qellim qe partia të jetë në kërkesat që kërkon mandati i 3 dhe të jetë një forcë e aftë politikisht për të konkuruar në cdo kohë dhe të jetë gjithmon fituese”– u shpreh Gjiknuri.