Gjikondi: Edhe Kozaku i Tiktokut më dinjitoz se ai. Është bërë qesharak!

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Figura e ish presidentit Ilir Meta, aktualisht kryetar dhe në të ardhmen president i Partisë së Lirisë, u komentua gjatë në emisionin 3D të Alban Dudushit.

Juristja Gjikondi e krahasoi sjellen e zotit Meta me atë të Kozakut një figurë e njohur shqiptare e Tik Tokut. “Meta të turpëron si shqiptar” tha zonja Gjikondi, duke shprehur pakënaqësinë që klasa politike nuk po reagon ndaj sjelljes së tij.

Duke ju referuar disa deklaratave fyese të zoti Meta ndaj SPAK-ut dhe kreut të tij Dumani, zonja Gjikondi i bëri thirrje shoqërisë shqiptare të reagojë ndaj kësaj sjelljeje të ish-presidentit shqiptar i cili po synon rikthimin në krye të organeve elzekutive.

Gjikondi:

Më shumë mund ta krahasosh me Kozakun, një personazh që del në Tik Tok dhe bën të njëjtat gjëra si Meta. Biles Meta është më rëndë se ai. Më fal që po e them. Ne e kemi parë Metën që nuk është fare në terezi. Unë e krahasoj më shumë me Kozakun e Serbianon, pra është bërë qesharak. Të gjithë njerëzit mezi presin që ai të bëj shtanga, të bëj gila, të bëj sustadhe njerëzit t’i mbaj si skllevër shënim. Për mendimin tim Meta në këtë moment të turpëron si shqiptar. Dhe është e dhimbshme që kanë reaguar ndërkombëtarët dhe klasa politike këtu në Shqipëri nuk reagon.

Zjarr Tv Ad