Gjilani mundëson qasje në arsim për fëmijët nga Shqipëria

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke u bazuar në rëndësinë e arsimimit të fëmijëve, Drejtoria Komunale e Arsimit do të mundësoj qasje për arsimim në shkollat e vendit për fëmijet nga Shqipëria të strehuar në Komunën e Gjilanit. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Gjilanit, Nazim Gagica.

“Fëmijët nga Shqipëria të strehuar në Gjilan duhet të kenë mundësi për t’u arsimuar, për kohën sa qëndrojnë në Komunën e Gjilanit dhe nuk duhet të humbin asnjë ditë të mësimit. Në kuadër të identifikimit të fëmijeve të strehuar, pikë kontakti për qytetarët do të jetë Drejtoria e Arsimit dhe shkolla më e afërt ku janë të strehuara familjet”, ka shkruar Gagica.

Kjo qasje po bëhet në kuadër të Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit në Republikën e Kosovës.

Zjarr Tv Ad