Gjimnastja thyen të dyja këmbët gjatë garës

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një gjimnaste nga Universiteti Aubur ka thyer të dyja këmbët pas një rrëzimi të rëndë gjatë një gare që po zhvillohej një javë më parë. Samantha Cerio ishte garuese në Baton Rouge Regional. Ndërsa po bënte rrotullime, ajo u rrëzua dhe për rrjedhojë theu të dyja këmbët. Pasi u rrëzua, Cerio ka bërtitur me të madhe prej dhimbjes që ndjente, shkruan “Daily Mail”.

Komentatori habitet nga pamja që sheh, ndërsa thotë se lëndimi i duket i tmerrshëm. Mjekët thanë se ajo ka thyer dy këmbët dhe ka nxjerrë nga vendi gjunjët.

Pas gjithë asaj që ndodhi, Samantha Ceroi shkroi në llogarinë e saj personale në “Instragram” se kjo ishte nata e fundit e gjimnastikës për të. “Kjo ishte nata ime finale e gjimnastikës”, deklaroi Cerio.

 

Zjarr Tv Ad