Kasaforta e një marketi është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm (23 korrik 2019) në Gjirin e Lalzit.
Policia thotë se autorët, ende të paidentifikuar pasi kanë vjedhur një shumë parash ende të papërcaktuar, kanë vjedhur dhe një automjet tip Range Rover që ndodhej e parkuar aty dhe janë larguar në drejtim të paditur.
“Në orët e para të mëngjesit, në Gjirin e Lalëzit, nga persona ende të paidentifikuar është vjedhur kasaforta e një marketi, në të cilën ndodhej një shumë parash ende e papërcaktuar, dhe në afërsi të këtij marketi dyshohet se autorët kanë vjedhur dhe një automjet tip “Range Rover” në pronësi të një 55 vjeçari të cilin e kishte parkuar aty” informon policia e Durrësit mesditën e sotme.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.