Gjirokastër/ Moti i keq, mbyllen disa shkolla

0
3

Temperaturat e ulta dhe rreshjet e dendura të dëborës,  këto ditët e fundit kanë krijuar probleme në disa akse rrugore në vend, ku nuk kanë shpëtuar as disa fshatra në qarkun e Gjirokastrës.

Në Bashkinë Gjirokastër ka rreth 25 cm borë në qytet dhe mbi 35 cm borë në njësitë administrative.

Të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Gjirokastër janë të bllokuara.

Në Bashkinë Libohovë, trashësia e dëborës është rreth 30 cm dhe të gjitha njësitë Administrative janë të bllokuara.

Po punohet për hapjen e rrugës kthesa e Libohovës-Qytet.

Në Bashkinë Dropull të gjitha njësitë administrative janë të bllokuara dhe trashësia e dëborës është rreth 30 cm.

Në Bashkinë Tepelenë janë të bllokuara njësitë administrative dhe trashësia e borës është mbi 35 cm.

Në qytet ka rreth 25 cm borë.

Në Bashkinë Memaliaj janë të bllokuara njësitë administrative Buz, Luftinjë, dhe fshatrat Gllave, Maricaj, Arres, Zhapokike.

Në njësitë administrative Krahes dhe Qesarat fshatrat Levan , Allkomemaj, Kamcisht, Xhaxhaj, Koshtani, Toç janë të bllokuar.

Me vendim të DAR Gjirokastër procesi mësimor në të gjithë territorin e qarkut nuk do të zhvillohet dhe do të zëvendësohet në një kohë të dytë.

Në një numër të vogël shkollash në Përmet dhe Tepelenë ku kishte filluar mësimi u mor vendimi për ndërprerjen e mësimit.

Situata e energjisë elektrike është normale.

Për sa i përket situates se rrugëve situata është kjo:
Segmenti rrugor Jorgucat-Muzine kalohet me zinxhirë, aksi rrugor Kalavie-Krahs kalohet me kujdes me zinxhirë.

Aksi rrugor Përmet-Carshovë kalohet me zinxhirë.

Po punohet ne aksin rrugor Ura e Leklit-Përmet për pastrimin e tij.

Aksi rrugor Erind-Çajup është i bllokuar.