Përmbyllet operacioni “Drino 2”, në vijim të operacionit “Drino 2018” me fokus parandalimin dhe ndëshkimin e imigracionit të parregullt dhe të çdo forme tjetër të krimit ndërkufitar.
Prej datës 30 nëntor deri më 17 dhjetor në kufirin e gjelbër që mbulon stacioni i Policisë Kufitare Kakavije u zhvillua operacioni i dytë i përbashkët mes Policisë Kufitare Shqiptare, të Bosnje Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, Sllovenisë dhe EUROPOL, i organizuar nga Departamenti i Policisë Kufitare Në Policinë e Shtetit, DCAF Lubjana dhe GIZ.
Në ditën përmbyllëse të operacionit të dytë Zv. Drejtoresha e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj dhe Drejtori i DCAF Lubjana, z. Anton Travner kanë vlerësur rezultatet e arritura, por mbi të gjitha kanë vlerësuar forcimin e bashkëpunimit mes policive homologe, rritjen e besimit reciprok duke përcjellë një mesazhi të qartë për këdo që merret me veprimtari kriminale ndërkufitare: se mes policive të rajonit nuk ka ndasi, por jemi një dhe për një qëllim, të parandalojmë dhe luftojmë paligjshmërinë.
Gjatë ditëve të operacionit janë kapur 56 imigrantë të parregullt të cilët në përfundim të procedurave të verifikimit sipas legjislacionit janë kthyer mbrapa në shtetin grek.
GjirokastërPërmbyllet operacioni "Drino 2", në vijim të operacionit “Drino 2018” me fokus parandalimin dhe ndëshkimin e imigracionit të parregullt dhe të çdo forme tjetër të krimit ndërkufitar.Prej datës 30 nëntor deri më 17 dhjetor në kufirin e gjelbër që mbulon stacioni i Policisë Kufitare Kakavije u zhvillua operacioni i dytë i përbashkët mes Policisë Kufitare Shqiptare, të Bosnje Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, Sllovenisë dhe EUROPOL, i organizuar nga Departamenti i Policisë Kufitare Në Policinë e Shtetit, DCAF Lubjana dhe GIZ.Në ditën përmbyllëse të operacionit të dytë Zv. Drejtoresha e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj dhe Drejtori i DCAF Lubjana, z. Anton Travner kanë vlerësur rezultatet e arritura, por mbi të gjitha kanë vlerësuar forcimin e bashkëpunimit mes policive homologe, rritjen e besimit reciprok duke përcjellë një mesazhi të qartë për këdo që merret me veprimtari kriminale ndërkufitare: se mes policive të rajonit nuk ka ndasi, por jemi një dhe për një qëllim, të parandalojmë dhe luftojmë paligjshmërinë.Gjatë ditëve të operacionit janë kapur 56 imigrantë të parregullt të cilët në përfundim të procedurave të verifikimit sipas legjislacionit janë kthyer mbrapa në shtetin grek.
Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 18. Dezember 2018