Gjirokastra jashte zonave per kultivimin e hashashit

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dikur Gjirokastra ishte një nga zonat më problematike në kultivimin e kanabisit, ndërsa sot sipas raportimeve të policisë kjo zonë po hiqet nga harta e kultivimit të drogës. Në tre muaj operacione policore kundër kultivimit të lëndëve narkotike në Gjirokastër janë sekuestruar vetëm 300 rrënjë kanabis sativa, shumica janë kapur në zonën e Tepelenës. Pas nuk ka ngelur as Këlcyra, ndërkohe që po ti referohemi shifrave me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar, forca goditëse e policisë ka qenë e njëjte por me rezultate shume here me të mëdha vitin e kaluar sesa këtë periudhe. Sipas autoriteteve vendore të policisë kjo shpjegohet me faktin e ndërgjegjësimit nga njëra anë e individëve, por edhe me sensibilizimin është bërë nga autoritetet që mos të rezultojë më njollë e zezë. Ne territoret ku dyshohej se ishin mbjellë me kanabis si në Kurvelesh, Kalivaç apo dhe ne Cepo, hapësirat me kanabis mungojnë ndërkohë që kanabisi i kapur deri me sot rezulton veçse në oborret e banesave dhe hapësira të vogla mes pyjeve të identifikuara nga ajri përmes droneve të policise. Në të gjitha aksionet e ndërmarra deri me sot nga Policia Vendore janë vënë në pranga 10 persona. Aksionet policore ndërkaq vijojnë ende në bazë të në plani masash apo dhe raportimeve nga terreni.

Zjarr Tv Ad