Gjithçka para kamerave, PS dhe PD ulen sot në tryezë për presidentin

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita dhe maxhoranca do të ulen sot për të biseduar për presidentin e ri. Ky takim pritet të fillojë në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit dhe ndryshe nga takimet e mëparshme do të jetë në prani të kamerave.

Prezenca e gazetarëve dhe kamerave u bë me kërkesë të kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i cili ka kërkuar një proces transparent për shqiptarët.

“Kërkova pjesëmarrjen e domosdoshme tuajën për të parë se si ecën çështja. I kam kërkuar vetëm një gjë, çdo diskutim për qëndrimin tonë që nesër në orën 10:00 jeni të ftuar për të parë qëndrimin që kemi mbajtur ne si grup parlamentar. Po të lexoni me kujdes platformën është e logjikshme, ku thuhet të ketë një proces që të jetë në shërbim të shqiptarëve. Të kemi një proces parlamentar që të përçojë dëshirat e shqiptareve e për qytetarin e parë të shqiptarëve”, tha ditën e djeshme Alibeaj gjatë një deklarate për mediat, pas takimit me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ndërkohë, që raundi i parë dështoi pa asnjë emër të propozuar, pritet që sot në tryezë të hidhen kandidatët e mundshëm për postin e kryetarit të shtetit.

Zjarr Tv Ad