Gjithmonë unikal, Ibra tallet keq me amerikanët pas lamtumirës

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zlatan Ibrahimovic është gjithmonë unikal me deklaratat dhe bëmat e tij si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj.

Suedezi vendosi të zyrtarizonte lamtumirën e tij me një postim, i cili si gjithmonë ka hapur polemika. “Unë erdha, pashë dhe pushtova. Faleminderit LA Galaksi që më bërë të ndjehem përsëri i gjallë. Fansave të LA Galaksi u them: ju deshët Zlatan, ju dhashë Zlatan. Faleminderit. Historia vazhdon… Tani mund të ktheheni të ndiqni bejsboll përsëri|, ishin fjalët e Ibrahimoviç.

Një thumbim i lojtarit i cili pak kohë më parë deklaroi se tanimë kampionati amerikan ndiqej vetëm prej tij dhe se askush nuk do të dinte më çfarë ishte MLS sapo ai të largohej.

Zjarr Tv Ad