GJKKO cakton masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Sali Berishën

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjyjata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Sali Berishën.

Masa e sigurisë ndaj ish-kryeministrit vjen pas arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me hetimet e kryera mbi privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për “Pastrim parash”, pas kallëzimit të bërë nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami.

Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2012 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Procesi i privatizimit të kompleksit nisi në vitin 2008 dhe u finalizua pas 4 vitesh, në 2012-ën.

Arrestimi i Malltezit është bërë sapo ka zbritur në Rinas teksa kthehej nga Mynihu.

Zjarr Tv Ad