GJKKO detyron gazetarët Bushati dhe Shkullaku të dorëzojnë databasen që e kanë qindra socialistë, hasin në refuzimin e tyre…

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme GJKKO, në mungesë të trajtimit të nxjerrjes së të dhënave nga database i PS, kanë kërkuar nga gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, që të dorëzojnë të dhënat e 910 mijë qytetarëve të Tiranës, që në fakt janë në duart e qindra socialistëve.

Mësohet se GJKKO, me kërkesë të SPAK, ka vendosur të detyrojë drejtuesit e portalit “Lapsi.al”, që publikoi i pari të dhënat, të dorëzojnë databasën me të dhënat personale të 910 mijë personave.

Por drejtuesit e portalit, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati, kanë refuzuar t’i dorëzojnë materialin GJKKO për të ruajtur burimin, që sipas tyre mund të vihet në rrezik për shkak se është dhe vetë një anëtar i socialistëve.

Vetë Kryeministri Edi Rama, jo vetëm që e ka pranuar që patronazhistët dhe database me të dhënat e qytetarëve ekziston, por i ka lavdëruar ata publikisht në një takim që mbajti ditën e djeshme në Tiranë.

 

Zjarr Tv Ad