GJKKO e ka dënuar me burg, arrestohet ish-inspektori i Tatimeve që gjobiste bizneset

0
230
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ish-inspektorin e Tatimeve në Durrës, dënuar me burg për “shpërdorim detyre”.

Bëhet fjalë për Marinel Sulkaj, i arrestuar me bujë në 2018-ën, gjatë një aksioni ku ranë në pranga edhe disa kolegë të tij në qytetin e Durrësit, të akuzuar se shantazhonin dhe gjobsinin padrejtësisht bizneset.

Policia thotë se Sulkaj ishte në kërkim, pasi Gjykata Speciale e ka dënuar me 4 muaj burg.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Marinel Sulkaj, 31 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”’, bën me dije policia.

Zjarr Tv Ad