GJKKO i sekuestroi pasurinë, Kasëm Mahmutaj merr pjesë në zgjedhjet për kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Kasëm Mahmutaj shfaqet në selinë e PD, ku po merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ku pritet të zgjidhet kryetari i këtij organi.

Kujtojmë se ditë më parë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orgnizuar, ka sekuestruar të gjitha pasuritë e Mahmutajt për shkak të dyshimeve se janë ngritur falë aktiviteteve kriminale.

Kërkesa ka ardhur nga SPAK për shkak të vëllait të deputetit, Gazment Mahmutaj, i cili ka qenë subjekt i OFL-së. Kjo është hera e parë që SPAK i konfiskon pasurinë një deputeti.

Ditën e sotme në orën 18:00 nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, ku pritet tëzgjidhet kreu i këtij organi mes dy kandidatëve që garojnë, Edi Paloka dhe Eleina Qirici.

Zjarr Tv Ad