GJKKO i sekuestroi pasuritë, reagon deputeti Kasëm Mahmutaj: Ç’lidhje kam unë me vëllanë tim?!

0
141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Kasëm Mahmutaj reagon për herë të parë pasi Gjykata e Posaçme i sekuestroi pasuritë atij dhe dy vëllezërve të tij. Shkak është dënimi në Itali para viteve 2000 i vëllait të deputetit, për prostitucion.

Në një reagim për mediat, Kasëm Mahmutaj është shprehur se është ndjerë keq nga vendimi që ka marrë drejtësia shqiptare, por ka treguar se procesi është në Apelin e Posaçëm sepse ai ka ankimuar dhe ka depozituar bilancet financiare.

Mahmutaj ka thënë për “5 pyetje.al” se nuk ka lidhje me të vëllanë dhe se pasuritë që ka, i ka krijuar me punë e sakrificë.

“Procesi vazhdon. Asgjë nuk është mbyllur. Vendimi është i shkallës së parë, jemi në Apel. Ne i kemi të gjitha “OK”-ej. Po vazhdon procesi gjyqësor për paraqitjen e bilanceve dhe të ardhurave. Pra nuk është mbyllur asgjë.

Jam ndjerë keq që kur ka filluar kjo procedurë. Jam jashtëzakonisht i shqetësuar. Ç’lidhje kam unë me vëllanë? Unë i kam krijuar nga puna ime, sakrifica ime, ime shoqe, familja komplet. Shpresoj mos të ketë prapavijë politike”, është shprehur Kasëm Mahmutaj.

Zjarr Tv Ad