GJKKO ka shtyrë seancën ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka…

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është shtyrë sërish seanca ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka. Kësaj here shkak për shtyerjen e seancës, ishte se gjyqtarja nuk u paraqit në sallën e gjyqit, pranë Gjykatës së Posaçme kundër K rimit dhe Korrupsionit.

Mimoza Margjeka akuzohet nga SPAK, për shpërdorim detyre, pasi nga përgjimet e Prokurorisë së Posaçme rezultoi se; ajo kishte marrë 6000 euro në këmbim të nxjerrjes së Orion Balit, nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”.

SPAK, në atë kohë bashkë me Margjekën, mori nën hetim edhe bashkëshortin e gjyqtares, Arben Cara, avokatin e Balit, Skënder Demiraj, si dhe vëllanë e të pandehurit Nejton Balin dhe sekserin Klaudjo Zhilla.

Gjyqtarja Margjeka, pasi ka mësuar vendimin e Gjykatës së Apelit, për të lënë në fuqi masën për “arrest shtëpie”, ka folur me tone të ashpra. Kujtojmë  që pati përplasje fizike dhe me një polic, duke thënë para mediave se i kanë hequr të drejtën e fjalës. Gjithashtu Margjeka, nuk ka hezituar të thoshte se arsyeja përse e kanë çuar në gjykatë, është se nuk i ka dhënë mandatin Valbona Sakos.

Margjeka, pretendon se gjykata nuk ka asnjë provë për akuzat ndaj saj. Të mos harrojmë që; në kohën kur ishte pjesë e gjykatës së Durrësit, ajo vendosi që të mos i jepte mandatin  ryebashkiakes socialiste Valbona Sako, e cila doli nga zgjedhjet njëpartiake të 30 Qershorit.

Mimoza Margjeka, ka mohuar akuzat që prej ditës së parë dhe është shprehur se; i gjithë procesi ndaj saj, është i montuar politikisht.

 

Zjarr Tv Ad