GJKKO nuk merr dot vendim për Lefter Kokën, avokati i tij zbulon nëse SPAK i është ofruar statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka marrë sot vendim për Lefter Kokën, i cili kishte kërkuar një masë më të butë sigurie.

Ndaj ish-ministrit të mjedisit rëndojnë tre akuza, ajo e “Korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës” dhe ajo e pastrimit të parave”. Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK  për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, pasi akuzhohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Sipas prokurorisë ministria e Mjedisit nën drejtimin e Kokës nuk ka kryer veprimet e plota përgatitore për dhënien e koncensionit. Ankimimi për masë më të butë është bërë me pretendimin se ai nuk ka përgjegjësi për shpronësimin, pasi dokemuntacioni është pargatitur nga ekspertët e ministrisë së mjedisit.

Nga ana tjetër SPAK pretendon se, Koka ka përfituar përmes rryshfetit 1.2 milionë euro për ndartimin e Inceneratorit të Fierit, e për këtë shkalla e parë ka caktuar masën sigurisë “arrest me burg”. Koka akuzohet edhe për Inceneratorin e Elbasanit që sipas prokurorisë ish ministri ka marrë rryshfet 3.7 mln euro për ndërtimin e tij.

Zjarr Tv Ad