Gjoba 5 milionë lekë, Këlliçi paraqitet në Komision: Vendim i pabazuar mbi fakte dhe prova, do të vazhdoj sepse ndryshimi do të vijë shumë shpejt

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i FRPD, Belind Këllici është paraqitur sot para Komisionit në Drejtorinë e Policisë Tiranë për gjobën që mori disa javë më parë, 5 milion lekë për shkelje të masave anti-Covid.

Avokatja e tij, Eda Grimci thotë se gjoba është politike dhe në kundërshtim me ligjin, pasi provat e paraqitura janë të trukuara dhe nuk përputhen datat, ambientet dhe asgjë tjetër.

Këlliçi nga ana tjetër ka konfirmuar këtë qëndrim, duke theksuar se Policia gjobit vetëm opozitarët dhe jo shtetin e mazhorancën. Ndërkaq ai deklaron se do të vijojë me takimet me qytetarët pasi ndryshimi po vjen.

Zjarr Tv Ad