Gjobat e Rrugores nuk ulin numrin e aksidenteve

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej muajit tetor policia ka gjobitur mbi 11 mijë drejtues të mjeteve dhe janë bllokuar 655 patentave për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimit dhe të shpejtësisë së lartë.

Masa duket se nuk kanë ndikuar në uljen e aksidenteve.

Në muajin që lamë pas humbën jetën 19 persona 3 më shumë në tetorin e vitit të shkuar.

Për ekspertin, Artur Sulçe, kjo situatë vjen për mungesë të menaxhimit të trafikut.

Sulçe: Për shkak dhe të mosfunksionimit dhe të mosmenaxhimit të trafikut dhe njëkohësisht kam konstatuar që akoma në zonat urbane nuk ka filluar rregullimi i kryqëzimeve që të devijohen, të zvogëlohet numri i trajektoreve të cilat përplasen me njëra-tjetrën dhe përbëjnë pika konflikti.

Sulçe tha se puna e policisë do të ishte më efektive nëse do fokusohej tek këshillimi i drejtuesve të mjeteve, sesa tek ashpërsimi i masave ndëshkuese.

Sulçe: Policia zakonisht ka punuar gjithmonë për të mbushur buxhetin dhe shumë pak është kujdesur për të këshilluar sepse këshillimi te shqiptari vlen më shumë sesa një gjobitje.

Gjatë kontrolleve mjaft drejtues janë kapur me shpejtësi deri 174 km/h, nga të cilët janë arrestuar 78 shoferë dhe proceduar 67 të tjerë.

AKSIDENTET RRUGORE

Tetor 2019 – 19 viktima

Tetor 2018 – 16 viktima

Shtator-Tetor 2019- 39 viktima

Shtator-Tetor 2018 – 29 viktima

NDËSHKIMET E POLICISË TETOR 2019

78 shoferë të arrestuar

67 shoferë të proceduar

11.200 masa ndëshkuese

655 patenta të tërhequra

Zjarr Tv Ad