Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 10 mijë lekë (të reja) kryetarin e Bashkisë së Vorës Gentian Picari.
Kujtojmë se partia Lëvizja Socialiste për Integrim ngriti akuza ndaj Picarit për shpërdorim detyre.
LSI e akuzoi kreun e Bashkisë së Vorës se nuk kishte dhënë informacione se ku do të vendoseshin materialet zgjedhore në faqen e Bashkisë, siç e parashikon Kodi Zgjedhor.
Tashmë kryetari i Bashkisë së Vorës, Gentian Picari ka të drejtë që brenda 8 ditëve ta apelojë vendimin në KAS.
Mësohet se vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.