Gjobitet pronari i lokalit me 1 milion lekë

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pronari i një lokali në Shkodër është gjobitur me 1 000 000 lekë pasi organizoi ceremoni festive në kundërshtim me aktin normativ që nuk i lejon ato në kohë pandemie për të shmangur përhapjen e COVID-19.

Pas kontrolleve të ushtruara në lokalin e tij , u konstatua zhvillimi i festave dhe grumbullimit të njerëzve në kohë pandemie,. për këtë arsye policia gjobiti  pronarit e lokalit V. M. me 1.000.000 lekë.

Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Zjarr Tv Ad