Gjokutaj në protestën për hartën e re gjyqësore:Avokatia është nëpërkëmbur

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Genc Gjokutaj i cili po proteston me avokatët e tjerë për hartën e re gjyqësore u shpreh se protesta e sotme po mbahet, që avokatia të jetë një zë ashtu siç e njeh ligji por nuk e njeh pushteti. Sipas tij  e gjithë avokatia është shkelur me këmbë

” Kjo është një protestë për avokatinë jo për rrethe të caktuara. E gjithë avokatia është shkelur me këmbë, është nëpërkëmbur nuk e konsiderojnë si institut. Ne për këtë jemi, për një sistem efiçent drejtësie, që avokatia të jetë një zë ashtu siç e njeh ligji por nuk e njeh pushteti. Pasojat I llogarit qeveria,”shprehet Gjokutaj.

Avokatët nga të gjitha qytetet e vendit janë  mblidhur para KLGj-së për të protestuar për kërkesat e tyre mbi hartën e re gjyqësore.

Zjarr Tv Ad