Gjonaj: Drejtësia s’mund të asgjësohet nga retorika politike

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Debatet politike një ditë do harrohen kurse reforma në drejtësi i shërben brezave”. Kështu u shpreh ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në prezantimin e projekt-planit strategjik 2019-2020 për sistemin gjyqësor.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Gjonaj ka vënë theksin te rëndësia që ka kjo iniciativë në kuadër të ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë.

Gjonaj nënvizoi se “procesi i ngritjes së organeve të reja tashmë janë në fazën ku s’ka më asnjë forcë për t’i penguar në ushtrimin e përgjegjësisë së tyre kushtetuese dhe ligjore”. 

Gjithashtu ajo komentoi telegrafikisht edhe sulmet politike ku tha se “ata që mundën veç ta vonojnë, por kurrsesi ta ndalojë, uroj ta kenë kuptuar se dëshira dhe nevoja e një populli të tërë për drejtësi është aq e madhe sa s’mund të asgjësohet nga retorika politike të cilat në fund të ditës do të harrohen, ndërsa të nesërmes do t’i ngelen veç institucionet e shëndetshme të një shteti që po vrapon drejt familjes evropiane.”

Ky projekt-plan strategjik u prezantua gjatë një takimi konstruktiv të ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vjen si derivat dhe kërkesë në zbatim nga Strategjia ndërsektoriale e drejtësisë e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Zjarr Tv Ad