Gjonaj e akuzoi për shantazh, Kryemadhi – ministres: Mos bëj rolin e virgjëreshës

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi vijoi sërish deklaratat e forta ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

“Zonja Etilda Gjonaj nuk mund të marrë pozicionin e virgjëreshës, kur ne e dimë pozicionin e saj. Bashkëshorti i Gjonaj u rikthye në punë pas një gjyqi të zgjatur vetëm një javë. Nuk mund të kemi dy standarde në drejtësi! I njëjti standard duhet edhe për burrin e Gjonaj edhe për qytetarët që zvarriten gjyqeve”, deklaroi Kryemadhi.

Kjo deklaratë vjen pas një takimi që pati paraditen e sotme, me ambasadorët e Bashkimit Europian në Tiranë.

Ndërkohë ditën e djeshme në parlament, ajo tha për Gjonaj se nuk e ka sulmuar për shkak se është kushërira e të shoqit Ilir Meta.

“Por i bëj me dije se nuk ka asnjë mënyre që mund ta mbrojë ministren Drejtësisë duke shantazhuar punonjësit e saj se ajo e di shumë mirë se korrupsionin e ka brenda në familje, tregoji shqiptareve është pushuar burri i saj nga Tatimet, lidhjet me Elvis Martinaj apo pika të tjera të basteve dhe cila është lodhja e saj me pjesëtarë të qeverisë, apo me avokatët e saj që ka në Kosovë, i them Etilda Gjonaj të jetë e kujdesshme ne telefona apo mesazhet që u çon gjyqtarëve dhe prokurorëve”, deklaroi Kryemadhi.

Sakaq duke u rikthyer te takimi i sotëm ajo shtoi se është takimi i dytë i përvitshëm me ambasadorët e BE por edhe përfaqësues të ambasadës amerikane.

“Takimi synon ndarjen e opinionit të LSI me ambasadorët, lidhur me hapjen e negociatave dhe reformat për të cilat duhet të ecim një orë e më parë më shpejtë. Shqipëria më shumë se kurrë është në rrugën e integrimit europian”, u shpreh Kryemadhi, duke thënë se rruga e vetme është Shqipëria në BE.

Ajo shtoi se nuk mund të shprehë asgjë nga diskutimet e tryezës, por nënvizoi se reforma në drejtësi s’mund të ketë dy standarde ku për bashkëshortin e Donika Prelës nuk ka problem që s’ka paguar tatim,et për të ardhurat, ndërsa për kushëririn e një prokuroreje kërkohen verifikime të imëta.

Zjarr Tv Ad