Gjonaj i përgjigjet Kryemadhit: Nuk më pengon dot me shantazhe! Sulm i qëllimshëm

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, iu përgjigj akuzave të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Në një dalje të sotme për mediat ajo tha se shantazhimet ndaj saj dhe familjes, nuk

do e ndalin që të bëj me përkushtim dhe profesionalizëm detyrën e saj.

Ministrja deklaroi se është sulmuar familjarisht pas arrestimit të një grupi personash që dyshohet se janë përgjegjës për një sërë abuzimesh dhe shkeljesh ligjore me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë dhe kjo sipas saj ka bërë që zonja Kryemadhi të lëshohet me shatanzhime kundër saj dhe familjes së saj.

Ajo i cilësoi si të qëllimshme akuzat, duke thënë se kjo gjë vjen pas skandalit të tenderave ku janë të përfshirë anëtarë të partisë së Kryemadhit.

Në këtë drejtim shtoi se, “Jam e vendosur të mbështes deri në fund Prokurorinë në luftën kundër korrupsionit dhe thellim ndaj atyre. Sulmi vulgar ndaj meje nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur! Unë u sulmova me qëllimin e vetëm për t’u sulmuar drejtësia. Me qëllim të këtij sulmi që nuk do të ndalet i bëj thirrje që të bëhet hetimi ndaj atyre që kanë bërë shkelje në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. I kërkoj Prokurorisë që të mos intimidohet ndaj atyre që shkelin ligjet”.

Ministrja tha më tej se procedura për abuzimin me tenderat duhen zbardhur deri në fund dhe ata që kanë hedhur firmat gjatë viteve 2006-2007, do të mbajnë përgjegjësi, pasi drejtësia nuk do të jetë selektive.

Zjarr Tv Ad