Gjonaj i përgjigjet “Zërit të Amerikës”: VOA të verifikojë dosjen e emërimeve në burgje

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një deklaratë për mediat ka hedhur poshtë edhe një herë akuzat për punësime fiktive në policinë e burgjeve,  të publikuara nga Zëri i Amerikës.

Gjonaj në deklaratën e saj tha se “Hetimet nuk kanë të bëjnë me emërimet e reja në burgje. VOA të verifikojë dosjen e emërimeve në burgje. Emërimet dhe dokumentet e punonjësve në Burgje janë në dispozicion të të gjithëve.

“Dje në mbrëmje VOA nuk mori në konsideratë qëndrimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe argumentet, por rikonfimoi qasjen e gabuar lidhur me të dhënat hetimore. U shpreh per prova, por janë indicie që do i japin mundësi Prokurorisë të hetojë. Hetimet nuk kanë të bëjnë me emërimet e reja në burgje. VOA të verifikojë dosjen e emërimeve në burgje. Emërimet dhe dokumentet e punonjësve në Burgje janë në dispozicion të të gjithëve. Jemi të hapur për këdo që dëshiron të shikojë dosjen e rekrutimeve të punonjësve të rinj. Jemi të vetëdijshëm se ka ende për të përmirësuar, por ne po punojmë për ndryshimin e situatës. Lufta me të shkuarën është reale dhe betejë me veten për të ndarë shtetin nga politika”- tha Gjonaj.

Zjarr Tv Ad