Gjatë vizitë në Paris, Ministrja Gjonaj kërkoi mbështetjen e Francës në rrugën e integrimit europian, pas rezultateve pozitive të reformës në drejtësi. Gjatë takimit me Philippe Setton, Drejtor i BE-së dhe Ministër Fuqiplotë në Ministrinë e Jashtmë Franceze, ministrja Gjonaj bëri një pasqyrë të plotë të rezultateve të arritura për zbatimin e prioriteteve kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë. Zbatimi i procesit të vettingut, lufta kundër korrupsionit dhe proceset e deritanishme për ngritjen e institucioneve të reja janë ndër arritjet më domethënëse në rrugën e saj të reformave.
Ministrja e Drejtësisë e informoi zyrtarin e lartë francez mbi reformat e ndërmarra në gjyqësor. “Reformat e ndërmarra në sistemin gjyqësor janë radikale dhe historike. Kjo reformë u ndërmor duke marrë në konsideratë shqetësimet e institucioneve të BE-së, si edhe të qytetarëve me synimin e krijimit të një sistemi të paanshëm dhe të pavarur gjyqësor”, u shpreh Gjonaj gjatë takimit. Më tej, ajo nënvizoi se “lufta kundër korrupsionit po vijon dhe pjesë e kësaj lufte është procesi i vettingut, krijimi institucioneve për luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar”. Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë uu ndal në rezultatet e reformës në drejtësi, procesin e ngritjes së isntitucioneve të SPAK, Byrosë së Hetimit dhe Inspektoratit të Drejtësisë.
Në cilësinë e Koradinatores Kombëtare Antikorrupsion, Gjonaj e njohu Setton me punën e Task Forcës Antikorrupsion dhe rolin e këtij Koordinatori, si edhe ngritjen e një Task Force të posaçme, punea e të cilës është administrative dhe më tej do të jetë SPAK që do të vazhdojë luftën kundër korrupsionit. Në kuandrin e luftës kundër krimit të organizuar, Ministrja e Drejtësisë informoi se aktualisht Shqipëria ka ratifikuar marrëveshjen me EUROJUST dhe se pritet shumë shpejt të emërohet një prokuror ndërlidhës. Më tej, ajo e informoi edhe mbi një plan masash kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm. Znj. Gjonaj theksoi se Shqipëria ka vendosur një regjim të ri të sistemin penitenciar për të denuarit dhe hetuarit, regjimi “41 bis”, i ngjashëm me atë që përdoret në shtetin italian.
Ministrja Gjonaj prezantoi edhe arritjet e sfidat që lidhen me pesë prioritet e BE-së, një pjesë e të cilave janë nën përgjegjësinë e Ministrisë të Drejtësisë. “Të gjitha këto reforma që janë në proces zbatimi janë rekomandime që Shqipëria i ka realizuar lidhur me hapjen e negociatave. Besoj se do kemi mbështetjen e Francës në këtë proces, duke vlerësuar bashkëpunimin aktual, qoftë midis ministrive të drejtësive ashtu edhe midis ministrive të brendshme të të dyja vendeve”, u shpreh ministrja Gjonaj.
Setton shfaqi interesin edhe mbi vakancat e krijuara për shkak të procesit të vettingut. Ministrja Gjonaj e informoi se “ndonëse vakancat krijojnë problem, Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë masat për hartimin e strategjisë ndërsektoriale në bashkëpunim me BE-në, ku në këtë strategji përfshihet edhe shkolla e Magjistraturës, e cila ka edhe një mbështetje buxhetore 42 milionë euro nga BE”. Shkolla e Magjistraturës është një nga shtatë prioritetet e strategjisë dhe mbetet dera e vetme e hapur për integrim në sistemin gjyqësor. Këtë vit është rivendosur shtimi i numrit të kandidatëve për Shkollën e Magjistraturës”, theksoi ministrja Gjonaj. Në pëfundim, ajo theksoi se Ministria e Drejtësisë po punon për nxitjen e mënyrave alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, si ndërmjetësimi dhe arbitrazhi.