Gjonaj: Rruga e Shqipërisë drejt BE, pa kthim

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Johannes Hahn, komisioneri për Zgjerim në BE, në një konferencë të përbashkët me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u shpreh se për Shqipërinë dhe Maqedoninë ka nisur puna për hapjen e negociatave.

Ai tha se Komisioni Europian është i angazhuar maksimalisht në procesin “screening”, ndërsa ka shumë detyra shtëpie për të bërë.

“Shqipëria dhe Maqedonia do të ecin përpara me zbatimin e reformave. Vettingu është një detyrë për Shqipërinë. Shqipëria ka bërë progres sa i përket reformës në drejtësi”, – tha Hahn, i cili më tej vijon: “Puna sapo ka filluar, perspektiva europiane është duke u realizuar dhe kjo do të thotë se shumë punë ka për të bërë dhe detyra shtëpie për tu realizuar në kuptimin e ligjit. Kemi ambicie për tu angazhuar dhe për të ecur rreth procesit ‘screening’”.

Ndërkohë që në përgjigje të pyetjeve që bënë mediat e pranishme, Hahn ka dhënë reagimin e tij edhe për pjesëmarrjen e rëndësishme në këtë proces dhe angazhimin e gjithë palëve: “Bojkoti nuk është shprehje e demokracisë”.

Ndërsa në fjalën e saj, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u shpreh se është shumë e rëndësishme përparimi i legjislacionit shqiptar me atë të BE. “Do të vijojmë zbatimin e çdo reforme të nevojshme. Rruga e Shqipërisë drejt BE, pa kthim”.

Gjonaj më tej thekson: “Komisioni Europian i dha një shtysë të rëndësishme reformave me vendimin e qershorit. Vetting-u në drejtësi ka kthyer besueshmërinë e munguar të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Bashkimi Europian në krahun tonë në zbatimin e reformave na jep më shumë kurajo për të vazhduar në krijimin e shtetit të së drejtës. Shpreh angazhimin për të vijuar me seriozitet në këtë proces të pakthyeshëm dhe të dëshiruar nga shtetasit shqiptarë”, shtoi ministrja e Drejtësisë”.

 

 

Zjarr Tv Ad